Shqiptari vdes në mal duke prerë dru

Punonjësit sezonalë të cilët shkojnë për të punuar në Maqedoninë e Veriut sot nuk janë lejuar të kalojnë në Qafë Thanë, sipas një urdhri të ardhur nga pala maqedonase, pa sqaruar arsyet e këtij ndalimi.

Sipas burimeve, thuhet se një shtetas shqiptar, punonjës sezonal, ka humbur jetën në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se para 3 ditësh një shtetas shqiptar ka humbur jetën teksa punonte në pyll dhe e ka zënë druri poshtë. Për këtë arsye punëtorët ditorë që hyjnë në mëngjes dhe dalin në mbrëmje nuk janë lejuar të kalojnë sot pasi punojnë në të zezë, për mungesë siguracioni dhe kontrate pune. Bëhet fjalë për rreth 150 punonjës ditorë.

Një takim po zhvillohet tashmë me drejtues të stacionit kufitar shqiptar dhe maqedonas dhe pritet një vendim i këtyre të fundit.