Shqiptarit me veturë gjermane i konfiskohen 32.900 euro
Një personi në Fushë Kosovë i janë konfiskuar 32.900 euro, të cilat i janë gjetur në veturë, nën dyshimin për shmangie nga tatimi.
Prejardhja e parave nuk dihet.
Fsh. Bresje – Fushë Kosovë 26.01.2023-20:45. Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën me targa gjermane me vozitës mashkull shqiptar, gjatë kontrollimit në çantat e tyre janë gjetur në pronësi një shumë e parave në vlerë tridhjetë e dymijë e nëntëqind (32 900) €. Prejardhja e parave nuk dihet. Me urdhër të prokurorit kujdestar shuma e parave te lartcekura është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim).


 
 
						 
						