Shqiptarja nga Kosova, kandidate për deputete në Parlamentin suedez

E reja shqiptare, Aida Birinxhiku, është një kandidate me prejardhje nga Kosova që synon të bëhen deputete në Parlamentin e Suedisë për vitin 2022, shkruan albinfo.ch.

Ajo po shkëlqen në fushatën elektorale që po mbahet në Suedi, duke qenë një nga kandidatet në 5-shen e parë të Partisë Socialdemokrate.

Vlen të theksohet se Birinxhiku jeton dhe vepron në Halland, Falkenberg të Suedisë, dhe është kandidatja numër 3 në listën e Partisë Socialdemokrate.

Zgjedhjet në Suedi do të mbahen në shtator të këtij vitit dhe Aida do të jetë një ndër disa shqiptarë që po kandidojnë në zgjedhjet e Suedisë.