Shtatë persona në Kllokot përfshihen në një rrahje, mes tyre edhe dy policë jashtë detyrës
Tre janë arrestuar ndërsa dy janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policët kanë marrë tretman mjekësor.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR-Vërbovac, Kllokot 09.08.2025-01:55. Pas një mosmarrëveshjeje në një lokal-kafe ka ndodhur një rrahje masive, ku janë përfshi pesë të dyshuar m/k dhe dy viktima m/k zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë arrestuar tre të dyshuarit të cilët ishin nën ndikim të alkoolit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është informuar Inspektorati i policisë dhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që pas intervistimi tre të dyshuarit të lirohen. Rasti nën hetime.”

