Shtatë të arrestuar pas konfiskimit të 400 kg drogë të llojit kokainë

Pas konfiskimit të 400 kilogramëve të substancave narkotike të llojit kokainë, Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë mbajtur konferencë për media.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sabedin Mehmeti, ka thënë se lidhur me këtë rast janë arrestuar shtatë persona dhe disa të tjerë janë në kërkim.

“Policia ka arrestuar personat e dyshuar. Prokurori i rastit ka autorizuar bastisjen edhe disa lokacioneve tjera. Dërgesa kishte destinacion edhe shtete të tjera dhe deri më tani janë arrestuar shtatë persona shtetas kosovarë. Janë konfiskuar edhe telefona, vetura edhe një armë”, tha Mehmeti.