Shtëpia e Bardhë: Nuk do të dërgojmë ushtarë në Ukrainë, nuk do të luftojmë kundër Rusisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të dërgojnë forca në Ukrainë, edhe nëse Rusia gjatë agresionit kundër këtij vendi përdor armë jokonvencionale, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
“Dërgimi i forcave amerikane në Ukrainë dhe lufta kundër Rusisë, ky nuk është qëllimi ynë”, tha ajo.