Shtetasi i Maqedonisë vritet në Gjermani, zbulohet identiteti i tij

Shpejt u konstatua se Imer D. (40), i cili më parë ishte i njohur për policinë, ishte vrarë sepse kishte përndjekur ish-partneren e tij, me të cilën kishte një fëmijë.

Policia njoftoi se Imer D. ka vdekur, me shumë gjasa, nga plagët me thikë.

“E njohim atë, është një person që për muaj të tërë shkakton probleme këtu, ka një vajzë trevjeçare me një grua greke, ajo jeton këtu afër varrezave”, thonë banorët.

Fqinjët thonë se Imer e përndiqte vazhdimisht ish-partneren.

Ai kishte shkruar fjalët “Të dua” me spraj në trotuarin përpara banesës ku jeton grekja me vajzën e tyre.

Thuhet se ai kishte thyer edhe xhamat e shtëpisë dhe kishte dëmtuar disa makina.

“Të gjithë këtu kishin probleme me të, askush nuk e donte”, thonë fqinjët.

Policia ende është në kërkim të vrasësit të Imerit.

Ata kanë thirrur të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion për të vrarin ose për atë që ndodhi në varreza të enjten, të raportojnë.