Sipas tij bëhet fjalë për Kushtrim Bytyqin nga Fushë Kosova, i cili u arrestua derisa po kthehej në Kosovë nga Gjermania, përcjell albinfo.ch.

Sipas famlijarëve të Kushtrim Bytyqit, ai ishte arrestuar pasi i kishin gjetur kartën e veteranit të babait të tij si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe po ashtu i janë sekuestruar sende personale dhe të holla.

“Familja Bytyqi është në ankth pasi që përveç njoftimit në momentin e ndalimit nuk ka asnjë kontakt se ku po mbahet djali i tyre Kushtrim Bytyqi”, ka njoftuar Smakiqi.

Tutje ai u shpreh se Serbia duhet ta ndalojë torturimin e qytetarëve nga Kosova.

“Në emër dhe si avokat i familjes Bytyqi përmes këtij postimi kërkoi nga Ministria e Jashtme e Kosovës që përmes rrugëve diplomatike të ndërmarrë të gjitha veprimet për të kuptuar se ku po mbahet shtetasi i Kosovës Kushtrim Bytyqi, dhe që ai të lirohet sa më shpejtë”, theksoi ai. (foto ilustrim).