Shtohen rastet, leopardi infektohet me COVID-19

Kohëve të fundit janë shtuar rastet kur infeksioni me COVID-19 ka prekur edhe kafshët e egra, shkruan Mediafokus.info.

Së fundmi, një leopard dëbore rezultoi pozitiv për COVID-19 në një kopsht zoologjik në Kentucky.

Po ashtu dhe dy leopardë të tjerë gjithashtu treguan simptoma të lehta, tha kopshti zoologjik, megjithëse rezultatet e testit të tyre janë ende në pritje.

Mendohet se leopardi mund të jetë infektuar nga një anëtar asimptomatik i stafit “me gjithë masat e marra nga kopshti zoologjik”, tha Shërbimi i Inspektimit të Kafshëve dhe Bimëve.

Leopardi i borës është një nga disa kafshë që infektohen me coronavisus pas kontaktit të ngushtë me njerëzit.

Rasti i parë i njohur ishte një tigër malajas në kopshtin zoologjik Bronx, i cili doli pozitiv për koronavirus pasi tregoi vështirësi në frymëmarrje. Pas tij katër tigra dhe tre luanë të të njëjtit kopsht u infektuan, ndërsa vetëm disa ditë më parë edhe katër luanë në Kopshtin Zoologjik të Barcelonës në Spanjë kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.

Veterinerët sqarojnë se rreziku i infektimit midis kafshëve të kopshtit zoologjik dhe vizitorëve, ndërkohë, është i ulët për shkak të mungesës së afërsisë.