Shtrenjtimi i rrymës do të ndikojë në rritjen e çmimeve në secilën fushë

Shtrenjtimi i energjisë elektrike në masë prej 15.4 për qind do të rrisë koston e prodhimit në sektorin privat dhe pritet të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve në vend, ka vlerësuar drejtoresha ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK), Zana Beqiri, e cila kundërshton vendimin e ZRrE-së për ngritjen e tarifave dhe e quan të gabuar.

Beqiri ka shtuar se sfidë mbetet edhe periudha e shkurtër e kthimit të borxhit për furnizimin me energji elektrike. Ajo ka kërkuar nga Qeveria mbështetje për bizneset dhe prodhuesit vendorë, transmeton kp.