Shtyhet konferenca për media e kryeparlamentares Osmani

Vjosa Osmani, kryeparlamentare e Kosovës, kishte thirrur konferencë për sot në mesditë, por duket se ka ndërruar mendje dhe konferenca nuk do të mbahet.

Konferenca e kryeparlamentares Osmani, e paraparë të nis në orën 12:00 është shtyer.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Kuvendi i Kosovës.

“Konferenca për media e kryetares së Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, e paraparë për orën 12:00, shtyhet”, është thënë në njoftim.

Arsyet e këtij vendimi nuk janë dhënë ende./mediafokus.info