Sot në ora 17:00 – seanca për Presidentin

Seanca për zgjedhjen e Presidentit të vendit, e ndërprerë mbrëmë, pas zhvillimit të dy cikleve të votimit në rundin e parë, do të vazhdojë sot në orën 17:00.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ndërpreru mbrëmë seancën, pas dy dështimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e Presidentit.

LVV dhe partnerët e saj nuk arritën të sigurojnë votën e 80-të, e cila pritej të vinte nga LDK-ja, por Veliu, Hoti e Selmanaj abstenuan nga votimi.

Konjufca ka thënë se seanca vazhdon të dielën orës 17:00. /mediafokus.info