Shtyhet shpallja e aktgjykimit për vrajsen e Agonis Tetajt

Është shtyer shpallja e aktgjykimit për rastin ku Shaban Gogaj po akuzohet nga Prokuroria e Pejës për vrasjen e tani të ndjerit Agonis Tetaj, në shtatorin e vitit 2018, në kompaninë “Gogaj Ag”.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, ka thënë se Gjykata ka marrë vendim që të shtyhet seanca gjyqësore deri më 21 prill 2021, ku mund të sillen provat e reja deri në këtë datë.