Kërkohen edhe dy orë punë për gastronominë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar mbrëmë qeverinë Hoti Qeverisë, ku bën pjesë edhe subjekti i tij, për punën e gastronomisë, duke thënë se është e pakuptueshme pse mund të punojë deri në ora 21:00 dhe jo deri në ora 23:oo.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë sot se i ka shkruar shkresë zyrtare ministrit të Shëndetësisë, ministrit të Tregtisë dhe Kryeministrit për hapjen e gastronomisë sipas kërkesave të komunitetit të turizmit dhe hotelerisë me të cilët ka pasur takim pardje.

Tahiri ka thënë se ku është logjika që të punohet deri në orën 21:00 e jo deri në orën 23:00.

“Më 21 korrik kam takuar odën e hotelerisë dhe turizmit dhe kam nisur shkresë tek Ministri i Shëndetësisë dhe kryeministri me kërkesën për rishikimin e punës së gastronomisë. Çka dallon dy orë mos me punu, me punu deri në ora 21:00 dhe jo deri në orën 23:00”, ka thënë Tahiri.

Ai ka pyetur se a ka të dhëna shkencore që infeksioni përhapet për dy orë në mbrëmje.

“A ka një institut që mundet me jep një vlerësim në ato dy orë cila është e dhëna empirike që rritet infeksioni në këtë temë”, ka thënë Tahiri.

Mospajtimet e para ndërmjet partnerëve të koalicionit, jo vetëm për gastrononimë, por edhe për emërimin e Skënder Hysenit koordinator për dialog si dhe tema të tjera, tashmë kanë filluar të dalin në shesh dhe nuk pritet që kjo qeverisje, në përbërjen e tashme, ta ketë jetën e gjatë.

/mediafokus.info