Punëtorët e Telekomit: “Ma mirë me vdekë prej Covid 19 se nga Blerim Devolli”

Punëtorët e Telekomit po vazhdojnë protestat para qeverisë së Kosovës, shkaku i bllokimit të llogarive nga Përmbaruesi, për interesa të kompanisë Devolli.

Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Telekomit.

Ajo ka deklaruar se 3500 punëtorë të kësaj kompanie mbesin pa paga, pas bllokimit të llogarive.

Në një fotografi të publikuar në Facebook, punëtorët e Telekomit kanë shkruar ‘Ma mirë me vdekë prej Covid 19 se nga Blerim Devolli”.