Shuhet papritur arbitri i futbollit
Është ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare ish-arbitri shqiptar i futbollit, Ylli Cufe. Ish-gjyqtari i Kolegjiumit të Korçës, vdiq si pasojë e infarktit. Lajmi ka pikëlluar rrethin futbollistik në Shqipëri.
Gjyqtari Ylli Cufe ka gjykuar në Kategorinë e Parë për 10 vite (1990-2000). Ai vlerësohet për sjelljen korrekte dhe profesionale si dhe për respektimin e traditës së arbitrave korçarë në futboll.

