Shuhet zjarri në objektet e ish-kompanisë Bezi: Nuk ka vitkima, dëmet janë të konsiderueshme
Zjarri që përfshiu sot rreth orës 10:00 një dyqan tekstili në Gjilan, i cili ndodhet në objektet e ish-kompanisë së njohur ‘Bezi’, tashmë është shuar. Për fat të mirë, nuk ka viktima dhe as të lënduar, ndërsa dëmet janë të konsiderushme.
Shkaqet e shpërthimit të zjarrit nuk dihen ende. Rastin e ka konfirmuar edhe policia.
“Rreth orës 10:00, në rrugën “15 Qershori” në Gjilan, është ndezur një lokal i tekstilit, në rrethana të panjohura, dëmet janë të konsiderueshme, të lënduar nuk ka. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar të gjitha njësitet përkatëse, njësiti i zjarrfikësve ende është në vendin e ngjarjes duke lokalizuar zjarrin. Për informata shtesë ju njoftojmë me kohë”, ka thënë për Gazetën Express, Ismet Hashani, zëdhënës për rajonin e Gjilanit.

