Konfiskohen 200 kg mjaltë të kontrabanduara nga Serbia

Në dy raste të ndara, policia ka hasur në mallra të kontrabanduara nga Serbia, mjaltë dhe pjesë traktori, të cilat janë konfiskuar.  

Gjilan 26.10.2020 19:50. Njësia policore ka ndaluar një veturë që e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit i janë hasur 200 kg mjaltë të kontrabanduar nga Republika e Serbisë duke ju shmangur pikës kufitare. Me urdhër të prokurorit malli i kontrabanduar konfiskohet ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjilan 26.10.2020 19:50. Njësia policore ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë që e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit në veturën e tij është hasur në pjesë të ndryshme të traktorit mall të kontrabanduar nga Republika e Serbisë duke iu shmangur pikës kufitare. Me urdhër të prokurorit malli i kontrabanduar konfiskohet ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.