Virusi i mori jetën edhe një 87-vjeçari

Një 87-vjeçar ka ndërruar jetë dje si pasojë e koronavirusit. Bëhet fjalë për një person të lindur në vitin 1933, i cili vetë nuk ka dalë prej shtëpisë, por virusin ia ka dërguar dikush prej jashtë.

Për këtë rast kanë folur edhe nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Ministri Zemaj tha se kanë dyshime që virusin tashmë të ndjerit ka mundur që t’ia transferoj dikush nga të afërmit.

“Rritja e numrit të këtyre ditëve është nga mos-disiplina individuale. Kjo situatë nuk i konvenon askujt. Dje kemi pas një vdekje të vitit 1933, besoni ai rast nuk ka dal prej shtëpisë. Dikush ia ka çu virusin atij në shtëpi”, ka thënë Zemaj.