Shukrije Ramadani: “Kur ta nie zanin tan, dek me kon qohna n`kam”
Shukrije Ramadani e ka zgjedhur një varg kënge për ta kujtuar shokun e saj, heroin e kombit, Agim Ramadani.
“Kur ta nie zanin tan, dek me kon qohna n`kam”.
“Qe 21 vjet në heshtje të thërras e të pres të ngrihesh bashkë me mua”, ka shkruar Shukrija.
Ky është dedikimi i saj i plotë pë Agimin:
“Kur ta nie zanin tan, dek me kon qohna n`kam” sa herë bashkë e kemi kënduar këtë këngë e vrik jemi ngritur në këmbë duke bërë shaka, cili u ngrit më shpejtë!!!
Qe 21 vjet në heshtje të thërras e të pres të ngrihesh bashkë me mua!
Më mungon buzëqeshja jote, shikimi i thellë e fjala e ëmbël që ma bënte ditën të lumtur!
Kitara jote, çiftelia, fyelli e kavaleti i pikturave kanë mbetur të pa prekura!
Ngjyrat janë tha e vyshkur bashkë me mua, se gjallërinë me vete e more!
E din Agim, unë kam besuar se dashuria ime është më e fortë se vdekja e gjithsesi do të nxjerrë nga thonjte e saj dhe ende nuk dorëzohem, shpresoj se e kam këtë forcë!

