Shumë plagë marrim gjatë rrugës së jetës, Rikard, vdekja është e fundit

Shkrimtari Zija Çe ka ka bërë një dedikim prekës për aktorin e madh shqiptar, Rikard Ljarja, i cili dje u nda nga jeta.

Sa pak, sa pak mori Rikard Ljarja dhe sa shume, sa shume na dha.

Dhe ne perseri nuk do te mund t’i japim, ndersa Ai do te vazhdoje te na jape permes ekranit.

Pikellimi ka ndricimin e vet dhe ne keto caste ka pikerisht ate te diamantit te zi.

U njohem heret, ne vitet e rinise se gjimnazit, ne Shkodren e vendlindjes sone.

Nuk e parashihnim atehere se, nje dite, do te bashkepunonim ne nje film artistik, une si skenarist, ti regjisori dhe aktori protagonist.

Eshte filmi ku gjete Marjeten, protagoniste gjithashtu.

Prandaj me ftuat deshmitar ne celebrimin zyrtar te kurorezimit si bashkeshorte.

E sot, ky deshmitari e bashkepunetori, sot mungon ne mortin tend.

E di Rikard, sic ti e dije, miku im, shume plage marrim gjate rruges se jetes, vdekja eshte e fundmit qe na vret.

Por qe, njekohesisht, na perball edhe me te ardhmen tjeter, përfundon Çela, dedikimin e tij për Rikardin.