Shumë pozita në administratat e gjykatave kanë pësuar degradim në koeficienta

Shoqata Sindikale e Administrates së Gjykates Themelore në Prishtinë është e shqetësuar me pagat e alokuara nga Qeveria e Kosoves respektivisht nga Ministriae e Financave dhe Transfereve.

Shoqata Sindikale e kësaj gjykate është duke përcjellur dhe analizuar situatën me paga për punëtorët e administratës së gjykatave dhe shpeh shqetësimet e saja lidhur me klasifikimet dhe gradimet sipas koeficientëve të përcaktuar nga ana e Qeveris së Republikës së Kosovës, Ministris së Punëve të Mbrendshme dhe Ministris së Financave dhe Transfereve, pasi shumë pozita të punësuarve në administratat e gjykatave kanë pësuar degradim në pozita për koeficienta si dhe ulje të pagave në disa pozita.

Sindikata në vazhdim do i ndërmerr gjitha veprimet ligjore duke kërkuar nga institucionet relevante për ti rishikuar gradimet dhe koeficientat e përcaktuar sepse jo që nuk kemi arritur paga të dinjitetshme siq pretendon Qeveria e Kosovës, po kemi pësuar ulje pagave në disa pozita, të nënshkruar nga Naim Rrustemi, kryetar i Shoqatës Sindikale te Administratës se Gjykatës Themelore në Prishtinë me Degët e saja në Podujevë, Drenas, Lipjan dhe Graçanicë.