Shumica e mësimdhënësve e konsiderojnë të humbur këtë vit shkollor

Instituti “Ed Guard” ka publikuar raportin mbi mbarëvajtjen e mësimit në pandemi, ku 75% e mësimdhënësve e konsiderojnë të humbur këtë vit shkollor.

Bazuara në të dhënat e nxjerra nga raporti del se mësimëdhënës të infektuar me Covid-19 kanë qenë 2 301, kurse nxënës 1 649. Përderisa 75% e mësimdhënësve po e konsiderojnë të humbur këtë vit shkollor, tha Mirlind Behluli, prezantues i hulumtimit, raporton EO.

Ai shtoi se 59 për qind e nxënësve mendojnë që pandemia ka ndikuar për të keq në mësimnxënie. Numri i të infektuarve nëpër shkolla 2 301 janë mësimdhënës dhe 1 649 nxënës mga kjo konstatojmë se rikthimi në shkolla ka qenë i duhur vendimi.

’75 për qind e mësimdhënësve kosovarë mendojnë që ky vit shkollorë është i humbur. Gjysma e mësimdhënësve thonë se pandemia ka ndikuar për të keq në mësimnxënie.

59 për qind e nxënësve mendojnë që pandemia ka ndikuar për të keq në mësimnxënie. Çdo i dyti nxënës nuk posedon kompjuter gjë që e pamundëson mësimin online’, tha ai.

Kurse drejtori i këtij instituti, Rinor Qehaja tha se në raport janë vlerësuar mësimi në këtë periudhë dhe mundësia e kthimit në shkolla, raporton EO.