Si e kujton Fadil Vokrrin ish-gjyqtari i njohur kosovar?

Sot janë bërë dy vjet nga vdekja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, shkruan Mediafokus.info.

Figura e ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës po kujtohet në mënyrë të ndryshme nga shqiptarët në mbarë trojet.

Kujtim mbresëlënës duket si i ka lënë edhe ish-gjyqtarit të njohur kosovar, Eroll Jonuzi.

“Sot 2 vite pa ty legjendë. Fizikisht ti nuk je me në mesin tonë, por veprat e tua po i shohim dhe prekim cdo ditë”, ka shkruar Jonuzi në profilin e tij, teksa statusit ia ka basshkangjitur fotografinë e përbashkët me Vokrrin, nënkryetarin e LDK’së, Lutfi Haziri dhe kryetarin e Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan, Malazog Hoxha.

Gjyqtari Eroll Jonuzi karrierën po e vazhdon në Suedi./Mediafokus.info/