Si e mori Coronavirusin personi nga Përlepnica e Gjilanit?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar edhe një rast të ri të infeksionit me Covid 19 në Gjilan. Por si e mori coronavirusin personi nga Përlepnica?

Mediafokus.info merr vesh nga burimet brenda IKSHP se nuk bëhet fjalë për burim të ri të infeksionit për shkak se i infektuari i ri është person kontakti me familjen që ka qenë e prekur ditë më parë.

Ndryshe, numri total i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë arrin në 1052, derisa 820 nga ta janë shëruar plotësissht./Mediafokus.info/