Si e uroi Isa Mustafa Albin Kurtin?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pasi ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës, e ka paralajmëruar se nuk do ta ketë të lehtë.

Mustafa, në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se pritjet janë të mëdha, po as sa edhe premtimet.

“Uroj Kryeministrin Albin Kurti për zgjedhjen e tij dhe të kabinetit qeveritar. Ecëm ngadalë, me vështirësi, por arritëm në cak. Kosova sot kompletoi të gjitha institucionet e saj. Pritjet janë të mëdha, ashtu sikurse edhe premtimet, por Qeverisë duhet dhënë hapësirë të punojë normalisht. Nuk e ka lehtë!”, ka shkruar Mustafa./MediaFokus/