Si është gjendja sot me testim për Covid-19 në Gjilan?
Autoritetet nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Gjilan kanë dhënë një lajm të mirë sot për këtë komunë.
Të enjten nuk është dërguar asnjë mostër testimi për Coronavirusin, ka njoftuar epidemilogia dr. Burbuqe Shkodra, ne nje prononcim për portalin Mediafokus.info.
Brenda 42 ditëve komuna e Gjilanit ka shënuar 29 raste me Covid-29, njëri nga ta ka ndërruar jetë, 22 janë shëruar plotësisht, ndërkaq 6 po trajtohen pa simptoma të forta.
Kreu i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka thënë për Mediafokus.info se ndihet jashtëzakonisht mirë që lakorja e infeksionit po bie, derisa ka shtuar se shumë shpejtë Gjilani do të bëhet e para komunë me zero raste me Covid-19./Mediafokus.info/

