Si ‘ia punuam’ profesorit nga Beogradi
Hasan Bunjaku
(Dromca autobiografike)
Në fakt, pos në vitin e parë të Shkollës së Mesme Ekonomike në Gjilan, në Drejtimin e Kontabilitetit, këndën kryesore, na e shpjegoi si është më së miri, prof. Dr. i nderuar Hajrullah Gorani (i cili pas vitit të parë, bashkë me tërë kuadrin shumë të fortë shqiptarë dhe vetë drejtorin, Tahir Zeqë Berishën, u shpërngulën në Prishtinë, ku zunë vende të mira pune).
Kontabilitetin nja dy vite të tjera, të Dytin dhe të Tretin, na e ligjëroi mësimdhënësi me disa provime të dhëna të Fakultetit Ekonomik, Hajredin Behxheti, i cili, thënë realisht, thuaja asgjë nuk na mësoi nga kjo kryelëndë e kësaj Dege, andaj, kur Hajrua iku në një detyrë të re në Kombinatin e Duhanit, nga Beogradi na erdhi një Obradoviq, i cili, aq i bënte nëse kishim mësuar apo jo, por t’ia nisi të na jep nota të dobëta, shumicës së nxënësve të kësaj paraleleje.
Duke e vrejtë se me të do ta kemi pisk, për shkak të kriteriumit të ashpër të vlerësimit të diturive, mendo e çmendo, dhe më ra një ide që t’ia bëjmë një “proçkë”, e cila mbase edhe do mund të ketë farë efekti.
Ne e kishim klasën në kat, pikërisht përmbi zyrën e drejtorit, dhe çfarëdo lëvizje e bangave apo karrigeve, “posht nesh” po shkaktonte një zhurmë të padurueshme, dhe Drejtori, Sadullah Brestovci, shpesh dilte e të na shihte se ç’po bënim që zhurmë dhe vërtetë e ndjenim vten shumë keq, sepse ai ishte edhe tejet i ashpër.
Nejse, meqë klasa ndodhej në këndin e një si platoje në katë, dhe përtej dritareve, mund të dilej jasht ku ishte një si lloj strehe, dhe ne shpesh gjaë pushimeve dhe lërave të ndryshme, përmes dritareve edhe dilnim në atë hapësirë, dhe fshiheshim nga njëri tjetri.
Gjatë pushimit të gjatë, pas të cilit do kishim orë me orar tek ai profa i Beogradit, shokët nuk i lash të dilnin jasht, por i ndala që të “konsultoheshim” për diçka: “Këtij farë rrotë same profi nga Beogradi, duhet t’ia gjejmë një vegëz e t’ia bëjmë një “çivi”, mbase edhe do mund të “dhezë”, ndryshe të ta ngelë më shumë se gjysmën e klasës…!” – po ju them, e ata njëzërit pohuan me kokë.
Ia bëjmë kështu: “Kur të bie zilja për fillimin e orës së mësimit, ne për dritare do të kërcejmë në atë platonë, dhe do fshehemi nën atë “strehën”, në mënyrë që kur të vijë profa, “të mos e gjejë asnjë nxënës në klasë…!” e pastaj, nën komandën time, kur ta hetojmë se ai do ta mbyllë nga jasht derën e klasës së “zbraztë”, do të dalim e për dritare, sërish shpejtz e shpejt, ama pa zhurmë fare, të ulemi në vendet tona…!” – jua eskplorova planin tim unë atyre, dhe atyre kaq iu pëlqeu.
Ra zilja për të filluar mësimi e ne shpejt e shpejt dolëm për dritare e t’u fshehëm nën atë pjesën e strehës, dhe po presim, me veshët “bigë”. E dëgjuam tek u hap dera e klasës, dhe pas një kohe edhe zërin e vet profës, tek po “mendonte me zë” “Ku të jenë këta nxënës, vallë? Mbase ma paskan “lëshuar orën time mësimore” dhe paskan dalë më qytet…!
Të shkoj e t’i ankohem drejtorit…!” – po fliste nën kundë ai në atë gjuhën e vet beogradase, dhe e dëgjuam që doli dhe e mbylli derën, ndërkaq unë pas nja 20 sekondave, thash: “Tash”! (dhe shpejt e shpejt e pa zhurmë, hyrëm në klasë dhe u vendosëm në vendet tona) me libra përpara, dhe po persim e sapo i dëgjuam sërish do hapa jasht klase edhe nisëm të bisedojmë njëri me tjetrin “normalisht”.
Kur, rreptë u hap dera (kështu e hapte Drejtori derën e klasës sonë), dhe në të u duk ai e pas tij edhe profa Obradoviq.) Drejtori, iu kthye, atij: “Shta je ovo, sada, kolega?!” “Ç’është kjo tashti, kolegë!?”, e ai, me një “facë” të çmeritur fare, vetëm rrudhi krahët: “Çasti mi moje, mallopre, nije bilo nikoga u ovome rasredu…!” (për nder, pak më parë, në këtë kjlasë nuk ishte asnjë nxënës…!?”– po shfajsohej ai. “PO ovo nisu duhovi: ças nisu, ças jesu – Abrakadabra, ili Hokus-Pokus”! (PO këta nuk janë fantazma: sa janë, sa nuk janë – …!!!!” – ia ktehu drejtori tashmë i xhindosur në Profën. “Ajde samnom!” (“Eja me mua!”) – iu drejtua profës, e ne na tha: “Jeni të lirë në këtë orë!”, dhe doli fërfëllueshëm për dere e pas tij kalamendas, profa, pasi u kthye edhe njëherë na vështroi, çuditëshëm, doli edhe ai.
Të nesrmn kuptuam, se pasi e kishte çortua kq keq në zyrn e tij, profa, aty për aty i kishte thënë: “Posle ovoga, ja nemam vishe shta da trazhim u ovoj shkolli!!!” (“Pas kësaj, uë s’kam se çfarë lypi në këtë Shkollë, drejtor…!”), dhe i kishte bajtë “çaklat” e ishte kthyer për Beograd.
Kështu, falë gjindëshmërisë sonë dhe “proçkës” që ia kurdisëm, e “hoçëm qafet” këtë beogradas, që do ta ngelte më shumë se gjymën e klasës, sepse ç’është e vëerteta, thuaja asgjë nuk na kishte mësuar Profa i mëparëshëm. Në vend të tij, erdhi një Lubisha Vanushiq, një ekspert që e njifte lëndën, por që, disi ia doli që të na i mësoj gjërat elementare, dhe nuk ngeli asnjë nxënës.
Ndryshe, këso “proçkash” në shkollë i bënim kur të donim, veçmas dimrit, me do koftorë me qymyr, që krijonim “havari artificiale”, që të tymoste kaq shumë e të bëhej “tullug” klasa, e ne dilnim nga ajo e vazhdonim ashtu në dy-tre rreshta të gjerë, rrugëve kryesore qendrës së qytretitm duke “protstuar” me parullën: “Vdekje – po, tymë – jo!!!”, ndërkaq që qytetarët as e mernin vesh se çfarë po donim në fakt, po ne aq na e bënte për qytetarët.
Në fakt, kur ishte akoma i pandezur koftori, i hiçnim ato tubat (qynxhet), dhe në atë krylin e epërmë që hynin në mur, fusnim duça letrash e arrnash, dhe sërish e vendosnim si ishin më parë, e kur e ndezte ai mirëmbajtësi koftorin në mëngjes, tymi duke mos pas kah të depërtonte kthehej në klasë.
Kaq na vie keq tashti nga punëtorët ndihmës që hipnin edhe në çati të objektit për të shikuar mos është “zënë” kund oxhaku, e i hiçnin edhe tubetm por qynxhet ishin të pastra, e tek ato “krylat”, nuk iu shkonte mendja…
Kur i mendoj tashti të gjitha këto, them, po megjithate, me nxënës të shkollës së mesme jetë më të mirë nuk ka, paçka me stgrese e halle të mësimeve, dhe se që të gjitha këto proçka edhe i “shkonin kësaj moshe…”

