Si ironizojnë qytetarët me lëmshin politik në Kosovë?

Qytetarët në Kosovë kanë filluar të ironizojnë me paaftësinë e liderëve politikë për të gjetur një formulë bashkëqeverisëse. Bisedimet mes dy partnerëve kryesorë, LVV e LDK nuk kanë dhënë rezultat deri tani.

Një qytetar në Gjilan, Izeir Hyda, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të ironizuar me kaosin politik, përmes një fotoje të stërngarkuar me kabllo, ku zor është të gjendet fija e duhur.

“Cila është kablla, ndoshta ti prej së largu e sheh më mirë”, ka pyetur ai, duke i shtuar fotos edhe shënimin: situata politike n’Kosovë. /Mediafokus/