Si mund të jetë në krye të KQZ-së i biri i njeriut që ka punuar në Sigurimin Shtetëror Serb

Izmi Zeka

Kosova ime e dashur kanë filluar të bëjnë lëmsh që nesër nuk do të di kush të ia gjej fillin.

Koha siç edhe është shkruar në gjithë historinë jo vetëm tonën por edhe atë botërore se i hanë bijtë e vet.
Nuk do të hy në elaborim.

Por dje emërimi Kreshnik Radoniqit biri i UDB-ashit Mustafë Radoniqi që e kishte faktuar Haki Morina një veprimtar dhe i burgosur, nga Presidentja e vendit duhet të prek sedrën e çdo shqiptari që e ndjen vetën sado pak njeri.

Nuk do thosha që ai njeri të mos punoj por të vendoset në krye të një institucioni kosovar besoni se i kalon pritjet dhe nevojat e qytetarëve për një shtet normal në Ballkanin e trazuar.

Nuk di ku janë tani gjithë ajo plejadë e njerëzve që janë torturuar sidomos pas viteve 45 e këtej

Ku janë ata njerëz që UDB-shët ua kanë shkatërruar familjet dhe sot ende vuajnë pasojat e torturave të tyre.

Nuk di ku janë e që janë mbyllur shoqatat e dala prej luftës që nuk reagojnë fare për vendosjen e një pinjolli të UDB-ashit i cili në kohën e tij ka bërë nam.

Kosova ime e dashur dalëngadalë po hyn aty ku nuk dilet, aty ku historia nuk do ta fal.

Miq të mi të Kosovës së dashur!

Qytetarët meritojnë më mirë. Ringjallja e njerëzve që kanë shkelure mbi plagët e këtij populli nuk na bëjnë nderë si popull. As nuk i bënë nder të ardhmes së këtij kombi.

Sa për Presidenten as që do merrja kohë për të shkruar sepse asaj më së paku i intereson Kosova e vuajtur e me plagët që ka.

Por të dashur anëtarë të shoqërisë civile, forca të reja dhe inteligjente të Kosovës ju nuk e meritoni që një institucion siç është KQZ të iu udhëheq një njeri që familja e tij respektivisht babai i tij ka gjymtuar prindërit tuaj.

Ndjehem keq se ku kemi degraduar dhe në çfarë shkalle kem mbërri. Turpi do të bjerë mbi dhe jo vetëm që luajnë me vuajtjet e këtij populli duke i kthyer njerëzit në pushtet që për gjysmë shekulli e dërmuan këtë popull të mirë.

(Autori eshte ish zv/ministër i Brendshëm)