Si u mashtrua mërgimtarja nga Gjermania në Gjakovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua, me nënshtetësi të huaj ka njoftuar se është mashtruar nga një person i prezantuar si shitës i banesës, duke i marrë një shumë të konsiderueshme të parave.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë, më 18 shkurt 2023, në ora 03:51.

“Ankuesja femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale ishte mashtruar nga një person i panjohur. I dyshuari ishte prezantuar si shitës i komplekseve banesore duke i marrë viktimës një shumë të konsiderueshme të hollash”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime hetimore.