Si vendosi Biden ta vriste terroristin më të kërkuar të botës?
Para se të jepte urdhrin për të vrarë Ayman al-Zawahirin, presidenti amerikan Joe Biden donte të kuptonte nga afër se ku fshihej lideri i Al Kaedës.
Sulmi me dron i SHBA-së që vrau Zawahirin në ballkonin e tij në qendër të Kabulit ishte produkt i muajve të planifikimit tejet sekret nga Biden dhe një rrethi të ngushtë të këshilltarëve të tij të lartë, shkruan CNN.
Ndër përgatitjet ishte modeli në shkallët e vogla të shtëpisë së sigurt të Zawahirit, i cili u ndërtua nga zyrtarë të inteligjencës dhe u prezantua brenda dhomës së situatës në Shtëpinë e Bardhë që Biden ta shqyrtonte ndërsa debatonte për opsionet e tij.
Për Biden, mundësia për të vrarë terroristin më të kërkuar në botë, një nga organizatorët e sulmeve të 11 shtatorit 2001, bartte rreziqe për vrasjen aksidentale të civilëve në kryeqytetin afgan – ashtu siç bëri një sulm me dron i SHBA-së 11 muaj më parë gjatë tërheqjes kaotike të ushtrisë amerikane nga vendi, transmeton paparaci.
Detajet e sulmit dhe planifikimi i tij u zbuluan nga një zyrtar i lartë i administratës ndërsa Biden po përgatitej të shpallte misionin të hënën.
Gjatë gjithë përpjekjeve disamujore për të planifikuar sulmin e kësaj fundjave, Biden i ngarkoi në mënyrë të përsëritur zyrtarët e tij që të sigurojnë që civilët, përfshirë anëtarët e familjes së Zawahirit, të mos vriteshin. Asnjë nuk është vrarë, sipas Shtëpisë së Bardhë.