Sindikalisti Sefaj: Qeveria Kurti ka mashtruar me koeficientin 105 euro

Ali Sefaj, sindikalist i njohur i Administratës Qendrore, ka reaguar në lidhje me publikimin e vlerës së koeficientit nga ana e Qeverisë së Kosovës. Në një mbledhje të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka treguar se vlera e koeficientit është 105 euro.

Në një përgjigje për gazetën Nacionale, Ali Sefaj ka treguar se një vlerë e tillë është e papranueshme. Ai shtoi se një gjë e tillë është e papranueshme.

“Vlera e koeficientit prej 105 euro eshte e papranueshme për administraten shtetrore. Qeveria edhe kesaj radhe ka mashtruar për vleren e koeficientit te cilen e pati premtuar për vleren 120 euro. Kjo ka me ndiku qe kuadrot me te mira nga sektori publik me emigru ose me kalu ne sektorin privat.” – shkroi ai.