Sindikata tregon gjendjen e zyrtarëve policorë që u sulmuan në Skënderaj

Sindikata e Policisë së Kosovës i vizitoj sot dy zyrtarët policorë të sulmuar me datë 02.07.2022 gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Skenderaj.

Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoj gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile.

Sindikata e Policisë ju ofroi policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroj këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment.

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj Zyrtarëve Policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit.