S’ka ‘ekip’ që e mposht Dukën prej 2002 e këndej
Federata Shqiptare e Futbollit do të vazhdojë të drejtohet edhe për 4 vjet të tjera nga Armado Duka, kryetari i pamposhtur për 20 vjet.
Në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, Duka mori 39 vota, ndërsa Sylejman Starova – katër vota. Dy vota ishin të pavlefshme.
Dritan Shakohoxha, që konsiderohej kandidat serioz, nuk u paraqit fare në Asamble Zgjedhore.
Duka arriti t’i përballojë të gjitha problemet juridike e politike dhe të kandidaojë e fitojë një mandat tjetër.
Duka është kryetar i FSHF nga viti 2002.

