Prishtina i mori një pikë Gjilanit që avancoi me dy gola
Prishtina dhe Gjilani i kanë ndarë pikët në Suharekë, në një ndeshje të fortë dhe me plot emocione.
Gjilanasit shënuan të parët, nga pika e bardhë, nëpërmjet Prognit dhe më vonë e nfritën epërsinë në 2:0 nëpërmjet Prekazit, por nuk rezistuan deri në fund.
“Bardhekaltrit” rikthyen gjithçka në minutat e fundit. Së pari shënoi to John, ndërsa për golin e barazimit u kujdes Endrit Krasniqi, në minutat shtesë.
Gjilani mbetet në pozitën e dytë në tabelë, tash me dy pikë më pak se lideri, Ballkani, derisa Prishtina renditet e gjashta.