S’ka gjysmëfinale për Gjilanin, mposhtet nga Drenica
SC Gjilani është mposhtur nga Drenica me rezultat 2-1, në qerekfinalen e Kupës së Kosovës.
Për 90 minuta rrjetat kanë heshtuar, derisa deshën vazhdimet për t’u konfirmuar gjysmëfinalisti i Kupës së Kosovës, raporton Mediafokus.info.
Golat për vendasit i shënuan Hasan Hyseni (‘93) dhe Genc Hamiti (110), ndërkaq mysafirën e shënuan golin e nderit në minutën e fundit të ndeshjes./MediaFokus/

