Skënder e Albert Krasniqi e ndërtuan këtë xhami

Mbrëmja e kaluar ishte mjaftë e rëndë për shumë njerëz, e sidomos për familjen Krasniqi.

Albert Krasniqi është viktima që humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë që dyshohet i mori nga babai i tij, Skenderi.

Si fillim dyshja thuhet se patën një përleshje fizike, e cila përfundoi edhe me të shtëna armësh.

Albert Krasniqi ishte i njohur për organet e drejtësisë, ndërsa Skender Krasniqi ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që në fillimet e saj.

U raportua se më parë marrëdhëniet e babai dhe djalit ishin shumë të mira, e që shpesh herë ishte pikërisht babai që e  nxori nga telashet e shumta që pati Albert Krasniqi.

Por të dy bashkë, me kompaninë e tyre të ndërtimit ‘Përparimi’ ishin donatorët kryesorë të ndërtimit të një xhamie në Prishtinë.