S’merr vesh Peci – thotë Humolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, duke thënë se ai nuk merr vesh asgjë në këtë punë dhe idea e tij për të cilin ka garuar në zgjedhje nuk po realizohet nga Qeveria Kurti, shkruan nacionale.com.

Humolli ka hedhur akuza në drejtim të Pecit, pasi sipas tij, ai nuk ka njohur mënyrën se si udhëhiqet bujqësia dhe se është e pamundur të bisedohet me të pasi ‘s’merr vesh’.

“Unë i kom thanë Albin Kurtit që hy në listë nësë bëhen 1 mijë fshatra prodhuese. E tash me 1 mijë fshatra, Qeveria e Kosovës nuk vjen me bisedua as nuk ka mundësi me bisedua që është ministri që s’merr vesh për bujqësi, nuk e di ai cka ka të kryer, por ai s’merr vesh për bujqësi dhe tash çka ki me bisedu më të. I kom thanë duhet me bashkëpunu, kalon pa telashe”, ka thënë ai për TV Llapin.

Humolli ka folur pak edhe për idenë e tij për krijimin e 1 mijë fshatrave që prodhojnë dhe kështu vendi nuk do të kishte probleme me ushqim.

“Sikur të ishi realizu 1 mijë fshatra prodhuese, ne e pamë më pandemi çfarë sikleti e patëm me ushqim, u ba te krejt se ke telashe se s’ka ushqim tash lufta në Ukrainë prap siklet te ushqimi, por sikur të ishin ba 1 mijë fshatra prodhuese dhe e kom llogarit që 400 milonë euro me i dhanë bankat e Kosovës e interesin me ja pagu shteti. Është idea që unë e kom pas por që s’po mundem me realizu në Qeverinë e Kosovës. Këto e kom kërku në grup parlamentar mu realizu por nuk ka ide për këtë punë.”, ka thënë ai.

Me tej, Humolli ka thënë se gjakderdhja financiare nuk po ndalet pavarësisht premtimeve.

“Një mesazh për Qeverinë dhe ministrat, gjakderjdha financiare që është ba, është tu vazhdu gjakderdhja financiare. Vetëvendosja kena kërku që kena me i ndalë këto. Kom kërku prej qeverië me ndalë këto edhe nuk ka ide qysh me zhvillu.”, është shprehur ai.

Ai ka folur edhe për ndërtimin e rrugës për Podujevë, duke thënë se është shumë keq kur premtohet dhe nuk realizohet, ka premtu edhe ministrit edhe kryeministri, por ka qenë vështirë.

“Kur po hypin në shkam po bohen shumë burokrat, tri herë kom kërku me u taku, nuk ka mund edhe pse e kam shok, e çka me i thanë një hallexhiu” ka thënë ai për ministrat.