Sokol Haliti falënderon bashkatdhetarët për përkrahje
Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kandidat (LDK) për një mandat tjetër shprehet i kënaqur me përkrahjen e bashkathetarëve.
‘Jam i nderuar dhe i shumë i respektuar me përkrahjen të pa rezervë dhe të çmuar për bashkatdhetarëve tanë për Vitinë tonë. Komuna jonë është bërë me një mjet për pastrimin e rrugëve dhe shesheve e cila do të kujdeset që të mbajmë të pastër dhe të bukur trotuaret dhe sheshin e qytetit të Vitisë, të cilin të gjithë ne e duam dhe i shijomë çastet e bukura të jetës aty. Faleminderit bashkatdhetarit tonë, Xhavit Islami dhe të gjithë mërgimtarëve që asnjëherë se harrojnë Vitinë tonë”, ka shkruar Haliti.

