Sokol Haliti: Goshica gjithnjë e më atraktive
Kryetari aktual i Vitisë, kandidat i LDK-së për një mandat tjetër, Sokol Haliti ka vizituar fshatin Goshicë, ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 17 tetorit.
Goshica po zhvillohet e po bëhet gjithnjë e më atraktive. Infraskruktura po kompletohet gradualisht. Kjo na shton vullnetin dhe entuziazmin që të vazhdojmë përkushtimin tonë për këtë fshat simpatik.
Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me banorët e Goshicës është garanca më e mirë për këtë.
Me ta biseduam sonte për projektet e reja, bashkë me kandidatin për këshilltar komunal, nga ky fshat, afaristin Ali Bajrami, me numër 5 në listën e LDK-së, ka thënë Haliti.

