Sokol Haliti ka vazhduar takimet me qytetarë, familje e biznese dhe ka marrë mbështetje gjithandej
Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kandidat për një mandat tjetër ka vizituar sot Fabrikën e miellit ‘Thesari’, për të vazhduar me takimet në Radivoc, Devajë, Debelldeh, Terprezë, Ramjan dhe Sasdovinë e Çerkezëve dhe gjithandej ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 17 teteorit.
‘I shoqëruar nga kandidatja për Asamblenë Komunale, Sadije Lutfiu, vizitova fabrikën për prodhimin e miellit ‘Thesari’ e cila paraqet storjen më të mirë të suksesit të një biznesi privat. Me përfundimin e Zonës Ekonomike, bizneset prodhuese të komunës sonë do të kenë mundësinë e rritjes së kapaciteteve prodhuese’, ka thënë Haliti.

‘Radivojci dhe Devaja përkrahin fuqishëm vizionin tonë për Vitinë e Re! Nuk do të mungojë edhe në mandatin e ri përkrahja për këta banorë të vyeshëm dhe punëtorë’, ka shkruar haliti pas vizitës në këto dy lokalitete.

‘I shoqëruar nga kandidatet Arta Ajeti dhe Marigona Avdiu takuam banorët e lagjes së Debelldehut në Viti në konakun e Fazli Nezirit. Të gjithë së bashku do të ndërtojmë Vitinë Evropiane’, ka premtuar Haliti në këtë takim.

‘Përkrahje masovike nga banorët e Tërpezës. Përkrahje e madhe edhe për kandidatin Sokol Shaqiri! Faleminderit!’, ka thënë Haliti

‘Së bashku me kandidaten për asamble komunale Sadije Lutfiu sonte takuam edhe banorët e fshatit Ramjan. Bashkëbiseduam për projektet e ardhshme të cilat do të realizohen në këtë lokalitet”, ka thënë Haliti.

‘Një takim shumë miqësor pata me banorët e lagjes Pllavca nga Sadovina e Çerkezëve. Degjova me kujdes brengat dhe hallet e tyre, po ashtu u informova në të njëjtën kohë me kërkesat e tyre’, ka shkruar Haliti pas takimit me qytetarët e kësaj lagje.


