Sokol haliti merr mbështetje të madhe në Gjylekar, Kabash, Sllatinë e Smirë

Sokol Haliti, kryetar i Komunës dhe kandidat i LDK-së për një mandat tjetër, ka mbajtur sot takime në Gjylekar, Kabash, Sllatinë dhe Smirë dhe kudo ka marrë mbështetje për zgjedhjet e kësaj të diele. Haliti garon për mandatin etretë në Viti.

‘Sonte u mirëpritëm në familjen e kandidatit të LDK-së për këshilltar në Kuvendin Komunal, Bashkim Sadiku në Gjylekar. Biseda të ngrohta e miqësore e karakterizuan mbrëmjen e sontme, në këtë familje bujare e punëtore. Natyrisht tema diskutimi ishin edhe nevojat e banorëve të këtij lokaliteti me të kaluar të pasur e me njerëz të zellshëm e të ndershëm. Do të jem përkrah jush edhe për të paktën katër vitet e ardhshme. Faleminderit që na besoni!’, ka thë Haliti.

‘Kabashi po “vlon” nga entuziazmi dhe mezi po e pret ditën e zgjedhjeve, për t’i dhënë “vulën” fitores së madhe. Mbështetja e fuqishme dhe pa rezervë na bën të ndihemi krenar, por ndërkohë edhe më përgjegjës në udhëheqjen e ardhshme. Megjithë praninë tonë në mandatin e kaluar, për Kabashin, bashkë me kandidatin tonë për këshilltar komunal, Ramadan Deliun, kemi akoma plane. Faleminderit për përkrahjen masovike që na jepni gjithmonë’, ka shkruar Haliti pas takimit.

‘Në Sllatinë e Poshtme të lëvizjeve patriotike të të gjitha kohërave, të dashamirëve të arsimit, sportit e kulturës, sonte bashkëbiseduam ngrohtë me banorët e vyer e bujar të këtij fshati për një jetë më të mirë.
Projektet infrastrukturore, mirëqenia sociale e arsimi më cilësor, ishin disa nga temat që trajtuam me dashamirësi. Respekt e vlerësim maksimal për sllatinasit. Faleminderit për mbështetjen!’, ka thënë Haliti.

‘I shoqëruar nga kandidatët Besnik Ymeri dhe Arbnore Hajredini-Elezi takuam banorë të Smirës me të cilët biseduam për projektet e ardhshme’, ka thënë Haliti.