Sokol Haliti rikujton ikonën e valles, artistin e madh Zija Aliu

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka rikujtuar artistin Zija Aliu, në njëmujorin e vdekjes, duke e cilësuar atë ‘njeri i mirë e artist i madh’.

“U bënë një muaj prej se kemi humbur njërin nga personalitetet më të shquara, jo vetëm, të komunës së Vitisë, Zija Aliu.

Familja, bashkëpunëtorët dhe mbarë shoqëria kanë mbetur pa familjarin e devotshëm, pa njeriun e mirë, pa humanistin e afaristin dhe pa artistin e madh.

Zija do të mbahet mend përgjithmonë si një person i hareshëm, energjik dhe i sinqertë. Kontributi i tij në fushën e artit, është i jashtëzakonshëm. Ai luajti rol të madh në krijimin, promovimin dhe ruajtjen e vlerave kulturore. Sidomos njihej gjithandej si ikonë e vallëzimit.

Mirënjohës për jetë për Zija Aliun”, ka shkruar Haliti.