‘Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë’

(Me rastin e Ditës së përçuesve të dijes – 5 tetori Dita Ndërkombëtare e Mësuesit)

Mësuesit janë plot mirësi, dashuri e dituri, pasion e sinqeritet, kreativitet e zellshmëri, vetëkritik e të përkushtuar.

Të edukosh dhe mësosh gjenerata e gjenerata në shumë vite e njëra pas tjetrës, padyshim që është një mison i shenjtë, i dashur.

Profesioni i mësuesit është një nga profesionet më të dashura, respektuara, çmuara në çdo shoqëri dhe në çdo kohë e veçanërisht në botën e përparuar dhe ciliziuar ku dija vlerësohet lartë.

Në këtë ditë secili nga ne duhet të reflektojë dhe shoh rolin e mësuesit në zhvillimin dhe prosperimin si komb.

Siç edhe thotë filozofi Kinez me famë Konfuci “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë“.

Prandaj kjo është arsyeja pse profesioni i mësuesit është konsideruar një mision jetësor e me shumë vlerë në çdo shoqëri.

Mësues, ai që shquhet në një fushë të caktuar të dijes a të veprimtarisë shoqërore e që ndikon te të tjerët dhe merret si shembull për t’u ndjekur nga të tjerët, do të ishte përkufizimi më mirë për termin “Mësues”

Mësuesit janë ata që bëjnë punën e prindit, psikologut, pedagogut, mjekut, kujdestarit, policit, artistit, poetit e çfarë jo tjetër.

Mësuesit janë përhapësit e dritës, ai që hap derën për të tjerët.

Mësusesit janë ata që zbulojnë talentin dhe prirjet që kanë fëmijët tuaj dhe me aq dashuri, zell e dashamirësi e të betuar të zhvillojnë ata fëmijë dhe të i pëgatisin për jetë, që neser ata të jenë kandila ndriçues të shoqërisë.

Rrugëtimi ynë si shtet e komb duke falenderuar sidomos rilindasit tanë që me punën e tyre në shërbim të dijes e vendit e shumica nga ta mësues me vlera të larat njerëzore e profesionale kanë ndikuar dhe kanë qenë krahë pë krahë me mësuesin, shkollë, klasën e nxënësit në arritjen e shumë sukseseve që sot gëzojmë si komb.

Mësuesi është ai që i jep frymë, dritë, gjallëri e mbi të gjitha shpirt një kombi të qytetruar.

Mësuesi ëstë padyshim ai që prek zemrën e çdo njeriu, mendjen dhe padyshim ndikon në formimin e tij professional.

Mësuesit janë idealistët më produktiv në shoqëri, përquesve të dijes e emancipimit shoqëror.

Mësuesi dhe pëgatitja e tij professionale, janë bazamenti i zhvillimit të çdo shoqërie drejt botës së përparuar.

Mësuesi është heshtje e ndjesi, është poet, sportist, aktor, e mbi të gjitha mësuesi është vet arsyeja e diturisë që nxënsi të shkëlqej.

Këtu nuk mund të qëndroj pa cekur edhe disa nga këshillat e arta që na sjellë albanologu e arsimtari shquar shqiptar Eqrem Qabej në letrën e tij drejtuar mësuesve:

Ø Mos kini turp të pyesni për gjëra që nuk i keni të qarta

Ø Gjithçka shikojeni me sy kritik.

Ø Gjërat e paqarta nuk mbahen mend.

Ø Mos bëni asnjë punë shkel e shko.

Ø Mos merrni dhe mos lejoni t’ju marrin dinjitetin nëpër këmbë.

Në fund të dashur ju mësues, ndihuni krenar e faqebardhë me kokën lartë për misionin fisnik që keni zgjedhur.

Zoti u bekoftë dhe ju shpërbleftë mundin tuaj në edukimin e gjeneratave.

“Mësuesi prek përjetësinë. Kurrë nuk mund të thuhet se ku përfundon influenca e tij“. (Henry Adams)

/Blerim SHERIFI, MA i Gjuhës Angleze/