Sokol Haliti viziton bastionin e LDK-së, merr mbështetje për një mandat tjetër
Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë dhe kandidat i LDK-së për një mandat tjetër i ka përmbyllur aktivitetet e sotme të fushatës zgjedhore në Gërmovë, ku ka marrë mbështetje për vazhdimin e rrugëtimit në krye të qeverisjes.
‘Në Gërmovën e frymës rugoviane, gjithmonë ndihemi mirë, sepse aty tradicionalisht LDK ka pasë përkrahje të sinqertë dhe të madhe.
Në bastionin LDK-së, takuam sonte anëtarë e simpatizantë si dhe banorë të këtij lokaliteti simpatik, me njerëz punëtorë, intelektualë e artistë.
Në shoqërimin e kandidatës së LDK-së për anëtare të Kuvendit Komunal, Marigona Selimi, me banorët e Gërmovës u përqendruam në problematikat që dojnë zgjidhje në vitet e ardhshme.
Vazhdojmë bashkë rrugëtimin tonë!’, ka shkruar Haliti.

