Sokol Haliti viziton bizneset: Fabrikat do t`i kenë gjithmonë të hapura dyert e Komunës
Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë, njëherësh kandidat (LDK) për një mandat tjetër, ka vazhduar takimet me qytetarë, rini dhe biznese, ku ka marrë mbështetje të parezervë. Haliti ka shpalosur para tyre planin dhe objektivat për mandatin e ri qeverisës.

“Padyshim se pasditja nuk kishte si të kalonte më mirë, se duke takuar qytetarët e Vitisë nën shoqërimin e kandidatit për këshilltar Qendrim Pajaziti. Ata të cilët na ndihmuan ta ndryshojmë imazhin e qytetit, duke e shndërruar komunën si një ndër të zhvilluarat. Në mandatin tjetër ky imazh do të ndryshojë edhe më shumë…

Histori të suksesit në komunën e Vitisë, pa dyshim se ka shkruar edhe Fabrika e Stiroporit “Daka Therm“, e cila njihet për arritjet e saj. E këtë storie suksesi e dëgjuam sot bashkë me kandidaten Majlinda Ostrogllava, me të cilën ishim për vizitë. Nga kjo fabrikë u premtuam qytetarëve se me përfundimin e Zones Ekonomike, do rrisim edhe llojet e prodhimtarive, duke dërguar përpara jo vetëm këto fabrika, por edhe vet komunën tonë. Suksesi juaj është edhe suksesi ynë!

Pamje nga vizita jonë në Sllatinë të Epërme, ku sot pamë nga afër punën e fabrikës “Grasep”, që merret me kultivimin dhe konzervimin e perimkulturës. Bashkë me kandidatin Ekrem Ymeri, zhvilluam takim me krerët e punëtorët e kësaj fabrike, të cilët po korrin suksese në prodhim dhe shitje. Kjo dëshmon edhe një herë se me qeverisjen tonë, fabrikat e punëtoritë në Viti, do të kenë gjithmonë derën e hapur për të kërkuar mbështjetje.

Prej fillimit, porosia që i kam lënë ekipit është se dua çdo ditë të kem takim me të rinjtë, pasi në ta mbështetemi, ata janë pasqyra e së ardhmes tonë”, ka shkruar Haliti nga takimet e sotme me përkrahësit e tij.

