Solisti Avdi Latifi rikujton të birin, i cili humbi jetën në Amerikë duke shpëtuar një grua që po mbytej
Solisti Avdi Latifi ka rikujtuar sot të birin Fatbardhin, i cili në këtë ditë, para dhjetë vitesh, humbi jetën në ujërat amerikane, duke u përpjekur që ta shpëtonte një grua.
Urime ditëlindjen në Përjetësi, gëzimi ynë i parë…Fatbardhi ynë, do të të kujtojmë me shumë mall, dashuri të pafund e plot dhembje dhe krenari!
Më 2 shtator të vitit 2012, shtetasi kosovar, Fatbardh Latifi kishte humbur jetën në ujërat e një lumi në SHBA, shkruan Mediafokus.info.
Ai kishte kërcyer nga barka, së bashku me disa shokë të tij, për të ndihmuar një grua, e cila kishte probleme në ujë dhe po rrezikonte të mbytej, por nuk doli më në sipërfaqe të ujit.
Trupi i tij ishte gjetur më vonë, disa metra larg vendit ku ishte hedhur në ujë, ndërsa mjeku kishte konstatuar vdekjen.
Lajmi për vdekjen tragjike të kosovarit nga Zhegra e Gjilanit, Bardh Latifi kishte shkaktuar dhembje te familjarët dhe miqtë e tij gjithandej.
Fatbardhi 33-vjeçar, i cili i përkiste një familje muziktarësh, ishte një maestro i violinës.
Po të ishte gjallë, sot Bardhi do të ishte një emër botëror në violinë. /Mediafokus.info

