Teta Maki e Axha Ilaz ishin çifti më ekstravagant i kalldrëmës së qytetit

Gjilanasi Lulzim Behxheti po vazhdon t`i rikthejë në kujtesën e bashkëvendësve të tij ikonat e kalldrëmës së qytetit, të cilët në një mënyrë ose në një tjetër kanë lënë gjurmë në këtë vend, shkruan gazeta online Mediafokus.info

Kësaj here, ai i ka portretizuar Teta Makin e Axhën Iliaz, çiftin ma ekstravagant të kalldrëmës, plot stil, freski e njerëz të dashur për të gjithë.

“K’shtu i kam njoh që nga f’minija ime, me t’njejtën freski po i shoh edhe tash. I kujtoj nga kojshillaku i mahallës, i kujtoj si miqt e vërtet t’familjes tonë.

I kujtoj edhe n’Bresalc, une si sheherli, axha Iliaz si njeri që çdo gja i shkonte përdore, s’ka pas gja që s’ka dijt, prej mjeshtrise e deri te gjuetia.

M’kujtohet një rast, ishte pranvera, koha me mbi arpaxhiku që e kisha mjellë. Un’ si opongaxhi i kalldermes, krejt i kisha mjell mbrapsht a hudrat krejt truqa truqa.

Erdh axha Ilaz, çka me pa…kept kurkun hiq, a hudrat kishin mbi si gruni shpesh. Edhe masi m’boni hor, m’msoj qysh mi mjell.

Gazikën e ka pas t’shejt, dilke ne gjueti, shpesh na bijke naj lepër a naj kofsh’ kaprolli.

Teta Maki, edhe ne Bresalc ishte ZONJË e madhe, kurr pa u rregullu s’ka dal, me stil e me sharm ala parisiene.

Qifti ma ekstravagant i kalldermes, plot stil, freski e te dashtun për t’gjith.

Ju per’shnes, teta Maki e axha Iliaz. Paqi sh’net e jetë t’gjat me plot dashni”. /Mediafokus.info