Daka: Kandidimin nuk po ua mohoj unë, por ligji

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në një konferencë për media ka folur për akuzat ndaj saj dhe institucionit që ajo drejton.

Daka ka thënë se KQZ është duke punuar maksimalisht që t’i kryej detyrat e veta kushtetuese dhe ligjore.

“Akuzat e partive politike në adresë të KQZ-së dhe në adresën time personale janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e institucionit që unë e drejtoj. Kërcënimet publike ndaj meje dhe shqetësimet që po i përjeton familja ime janë të paprecedenta dhe të rrezikshme”, u shpreh Daka, shkruan Telegrafi.

Daka shtoi se të të gjithë kandidatët që e kanë parë vetën në listën e KGJK-së, u them shkurt, shqip dhe qartë se “është Ligji dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që ua pamundëson kandidimin e jo unë”.

Ajo shtoi se nuk i ka shkruar e as votuar këto ligje, por do t’i zbatoj germë për germë.

“Ato i kanë votuar deputetët, e këto vendime janë të bazuara në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Është bërë e lehtë për burrat e politikës që të sulmojnë një gjyqtare, një grua dhe një nënën që nuk e mbron dhe nuk e mbështetë asnjë parti politike”, tha Daka.